Sassoli: Jo lëshime mbi kushtëzimin e fondeve të BE-së
November 18, 2020



Parlamenti Europian nuk do të bëjë asnjë lëshim në lidhje me kushtëzimin e fondeve të BE-së për respektimin e Shtetit të së Drejtës në Hungari dhe Poloni, të cilat kanë vënë veton mbi planin e rimëkëmbjes, njoftoi sot presidenti i tij, David Sassoli dhe liderët e grupeve politike.
“Nga ana jonë nuk do të bëhet më asnjë lëshim tjetër”, paralajmëruan ata në një deklaratë.
Në deklaratë theksohet se liderët e Parlamentit Europian riafirmojnë se marrëveshjet e përfunduara (si për buxhetin shumëvjeçar ashtu edhe për shtetin e së drejtës) (…) në asnjë rrethanë nuk mund të rihapen.
Eunenws.al


Ndiqe
0 Comments