Rritja e rasteve me COVID-19, Franca drejt mbylljes
Pritet fjalimi i Presidentit Macron në televizion gjatë mbrëmjes së sotme, pasi mediat franceze nisur nga shtimi i rasteve me koronavirus kanë raportuar se do të ketë një bllokimi kombëtar për një muaj nga e enjtja e ardhshme.
Franca po mbyllet për të shmangur shembjen. Qeveria franceze ka vendosur për një bllokim total në vend në fuqi nga mesnata e së enjtes për një muaj.
Vendimi, specifikojnë mediat franceze, do të konfirmohet nga ekzekutivi gjatë Këshillit të dytë të Mbrojtjes që mbahet sot paradite. Fjalimi nga Emmanuel Macron, është i planifikuar për në oren 8 të darkes.
Franca ka pasur , 33,417 raste të reja infektimi të cilat janë zbuluar në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Santé Publique France dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Një ditë më parë, 26,771 njerëz ishin testuar pozitivisht. Në total, 1,198,695 teste pozitive janë lëshuar që nga shpërthimi i virusit. Nga ana tjetër, 523 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, 288 në spitale dhe 235 në azil pleqsh. Që nga fillimi i shpërthimit, 35.541 njerëz kanë vdekur nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, 1194 persona janë shtruar në spital, nga të cilët 148 në kujdes intensiv, krahasuar me 186 të hënën.
Eunews.al