×
E diel, 29 Nëntor, 2020

Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 57 raste të reja në 24 orët e fundit

14 Qershor, 2020

Prej më shumë se një jave, numri i COVID-19 në vendin tonë është duke u rritur, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rekord i ri prej 57 të infektuarish.

Ky është numri më i lartë i infektimeve deri më tani në vendin tonë. Kujtojmë se një shifër kaq të lartë Shqipëria nuk e ka shënuar edhe në kulmin e pandemisë ku vendi ishte në izolim, dhe ku qytetarët u detyruan që të qendrojnë me javë të tëra në shtëpitë e tyre.

Nuk dihet ende harta e shpërndarjes së rasteve të reja në 24 orët e fundit, ndërsa ditët e tjera është vënë re një fenomen i frikshëm, siç është ai i shndërrimit të qendrave spitalore në vatra të COVID-19.

Kështu raste të reja janë shënuar kryesisht në QSUT, por edhe në spitale të tjera rajonale të vendit. Pikërtish infektimi i spitaleve, ka bërë të mundur përhapjen e virusit dhe në qytete që nuk kishin shënuar asnjë rast si Gjirokastra, apo Puka.

Derimë tani nuk ka indicie që vendi të shkoj sërish drejt karantinës, ndërkohë që e vetmja masë që është marrë paraprakisht, pas shtimit të rasteve, ishte shtyrja me të paktën një javë e nisjes së punës për transportin publik, e cila ishte parashikuar të ndodhte këtë të hënë. 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për