Rriten tensionet mes BE dhe Londrës: Johnson i gatshëm të tërhiqet nga angazhimet e marra në kuadër të Brexit



Premtime të parealizuara dhe përfundim i menjëhershëm i negociatave pa asnjë marrëveshje. Ky është skenari që mund të vijë pas thashethemeve të botuara nga gazeta britanike Financial Times. Shtypi britanik në fakt ka zbuluar një plan nga qeveria e Londrës që synon “eliminimin e vlefshmërisë ligjore të pjesëve të marrëveshjes së tërheqjes” të rënë dakord me Brukselin dhe i cili rregullon marrëdhëniet midis BE dhe Britani e Madhe në vitin 2020, një vit tranzicioni në të cilin Britania vazhdon të zbatojë standardet evropiane edhe pse nuk është më pjesë e Bashkimit. Lajme që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngrohin zemrat në funksion të javëve të fundit në dispozicion për të arritur një marrëveshje mbi marrëdhëniet e ardhshme midis dy vëndeve
Në mënyrë të veçantë, ndarja midis Londrës dhe Brukselit mund të ndodhë për dy çështje kryesore: ndihma shtetërore dhe kufiri midis Irlandës së Veriut (pjesë e Mbretërisë së Bashkuar) dhe Republikës së Irlandës (vendi anëtar i BE). Sipas Marrëveshjes së Tërheqjes, Financial Times shpjegon, “Britania e Madhe duhet të njoftojë Brukselin për çdo vendim të ndihmës shtetërore që mund të ndikojë në tregun e mallrave në Irlandën e Veriut dhe të detyrojë kompanitë në provincë të paraqesin dokumente doganore kur dërgojnë mallra në pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar ”. Por Londra mund të hakmerret ndaj këtyre angazhimeve me rregulla të reja që “do të detyrojnë gjykatat britanike të ndjekin ligjin e ri britanik dhe jo marrëveshjen me BE“, duke bërë hapa pas për të ulur mundësinë e Brukselit “për të ndërhyrë në politikën e ndihmës shtetërore të Mbretërisë së Bashkuar.” Në draftin e raportuar nga gazeta e mirënjohur financiare Londrës, dispozitat e rëna dakord me BE mbi detyrimet tregtare në lidhje me mallrat që hyjnë në Irlandën e Veriut gjithashtu nuk merren parasysh dhe hiqet detyrimi për të vendosur kontrolle doganore në Detin Irlandez, siç përcaktohet nga marrëveshja me Brukselin.
Një draft i tillë ka nxitur reagimin e menjvhershëm të Dublinit. “Kjo do të ishte një mënyrë jo e matur për të vazhduar“, ishte komenti i fortë i Simon Coveney, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Irlandës. Në një nivel zyrtar ende nuk ka asnjë reagim nga Brukseli, por tashmë deklaratat nga kryenegociatori për Brexit Michel Barnier, inkurajojnë për një “zbatim të saktë” të marrëveshjes së tërheqjes si kushti sine qua non për suksesin e negociatave tregtare që do të duhet të “shpëtojë” të dy palët nga zbatimi i detyrimeve doganore që do të rrezikonin eksportet nga Mbretëria e Bashkuar në BE dhe anasjelltas.
Ndërsa kërkon një bashkëpunim më të madh në funksion të afatit të 15 tetorit për arritjen e një projekt marrëveshje tregtare pas Brexit, kryeministri konservator do të sqarojë se edhe një skenar “pa marrëveshje” do të ishte një “rezultat i mirë” për Londrën. Johnson, sipas shtypit britanik, do t’i tregojë Brukselit se nëse nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje nga samiti evropian në tetor, atëherë të dy palët do të duhet të përgatiten të pranojnë situatën dhe “të shkojnë më tej”. Një dalje nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, do të theksojë Kryeministri Britanik, nuk do të ishte domosdoshmërisht një rezultat negativ për Londrën.
Eunews.al

