Rama uron shqiptarët për Pavarësinë: 28 Nëntori më i afërt me Evropën e bashkuar

28 Nov 2026 • 10:39
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shoqëruar me një fotografi nga Vlora, kreu i qeverisë e lidhi festën kombëtare me aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Mirëmëngjes dhe me 28 nëntorin më të afërt me Europën e bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.

Reklamë Ola

Mesazhi i kryeministrit vjen pas një sërë takimesh të nivelit të lartë në Bruksel dhe Tiranë, ku në fokus ishte përshpejtimi i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.