Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se biznesi i vogël në Shqipëri paguan zero TVSH, ndërsa vendet e rajonit paguajnë nga 17% – 21%.
Rama shprehet se qeveria mbron biznesin e vogël dhe familjarët nga rritja e çmimit të energjisë.
“Ja edhe ngarkesa e TVSH mbi biznesin e vogël, të cilin do të vazhdojmë ta mbrojmë edhe nga rritja e çmimit të energjisë, siç po mbrojmë të gjitha familjet po ashtu, si askund tjetër për hir të së vërtetës”, shprehet ai.
Rama publikoi tabelën e TVSH-së për biznesin e vogël në rajon, ku Shqipëria e ka 0 %, Bosnja dhe Hercegovina 17%, Kosova 18%, Mali i Zi 21%, Maqedonia e Veriut 18% dhe Serbia 20%.


