×
Tuesday, March 28, 2023

Rama: Nuk ka marrëveshje me Greqinë për detin. Meta kërkon shesh për përsheshin e LSI

December 29, 2020



Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq dhe se vendimi në fjalë i Greqisë, s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona.

Rama reagoi pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili ndër të tjera i rikujtonte edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.

“Ilir Meta mirëkuptuaka ndjeshmërinë e qytetarëve mbi vendimin e autoriteteve greke për të ushtruar të drejtën ndërkombëtare të detit për Greqinë dhe pasojat e mundshme që mund të paskërka ky vendim për vendin tonë! Në fakt jo, Ilir Meta vazhdon kërkon shesh për përsheshin e LSI”, deklaroi kryeministri.

Sipas Ramës, e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq!

“Vetëm të paudhët si Saliu e si Iliri dhe ndjekësit e tyre me Lulin e me Monikën në krye, mund të kërkojnë shesh për përshesh deri në det, ndërkohë që e vërteta është e qartë si drita e diellit: Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur asnjë marrëveshje e prandaj do shkojnë në gjyq”, tha Rama.

Vendimi në fjalë i Greqisë, u shpreh kryeministri, s’ka lidhje me zonën e kontestuar mes dy vendeve tona. “Sepse në atë zonë parimi i 12 miljeve është thjesht fizikisht i pamundur sipas Konventës aty ku ky parim nuk është e mundur të zbatohet, ose bëhet marrëveshje ose shkohet në gjykatë! Ja kështu Like”, deklaroi kryeministri Rama. 

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments