×
Sunday, July 26, 2026

Rama ironizon sërish Berishën me videon e një bufi: Përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i nxorri nga këneta ama

April 29, 2025


Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi.

Në videon e publikuar nga kryeministri shfaqet një buf që lahet në një legen me ujë, ku sipas Ramës është “bufi që lahet në legenin e Latifit”, duke nënkuptuar Chris Lacivita.

“Përçart përçart po 6 milionë USD për një larje në legenin e Latifit i gjeti ama…”, shkruan Rama.

Më pas, Rama publikon edhe një deklaratë të bërë në Prill 2001, ku thuhej se si do të transformohej klubi Partizani. Këtë deklaratë e ironizon me disa pamje ku janë ndërtuar pallate, të shoqëruar edhe me një buf dhe me ‘hijen’ e Jamarbër Malltezit, i akuzuar së bashku me Berishën për këtë aferë korruptive.

“Që të gjitha këto punime që do të ndërrojnë pamjen 100% klubit të Partizanit, parashikohet që sipas drejtuesve të përfundojnë në shtator, muaj ky që përkon edhe me fillimin e sezonit të ri sportiv.”, thuhet në deklaratë, ndjekur më pas edhe me akuzën e një qytetari që mban fanellën e Partizanit.

“Ky shtet barbar prishi këtë logon. PD e prishi dhe shkatërroi”, dëgjohet të thotë qytetari në video.




Comments are closed.