Rama dhe Kurti së bashku në Vlorë për 114-vjetorin e Pavarësisë

28 Nov 2026 • 11:32
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, morën pjesë sot në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë, me rastin e 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Dy kryeministrat u shfaqën krah për krah në ceremoninë përkujtimore të 28 Nëntorit, në qytetin ku në vitin 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë.

Të pranishëm në ceremoni ishin gjithashtu presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.

Reklamë Ola

Ceremonia e ngritjes së Flamurit Kombëtar shënon një nga momentet kryesore të festimeve të 28 Nëntorit, ditës që përkujton shpalljen e Pavarësisë dhe themelimin e shtetit shqiptar.