Protesta në Kapitol/ Biden i drejtohet turmës: Demokracia e SHBA po kalon një moment të vështirë



Në një dalje të pak minutave më parë, Presidenti i zgjedhur Joe Biden u shpreh i zhgënjyer për mësymjen në ndërtesën e Kongresit. Sipas tij është hera. Pare që një akt tejet ceremonial, të mund të transformohej në një ‘kryengritje’. Ai e quajti një kryengritje pvr shkak se një protest demokratike nuk mund të mësyjë në institucione.
Ai i bëri thirrje protestuesve të ndalin sulmet ndaj institucioneve duke theksuar faktin që protestat e dhunshme nuk mund të jenë kurrë demokratike.
Gjatë fjalës së tij Biden bëri thirrje për bashkim duke u shprehur se “Amerika është shumë më shumë se kaq.” Ai i kujtoi amerikanëve që po protestojnë që demokracia njeh vetëm një rrugë atë të respektit, ndershmërisë dhe të së drejtës.
Biden gjatë fjalës së tij shprehu solidaritetin ndaj forcave tv policis që po mbrojnë Kongresin në këtë moment dhe u kërkoi Amerikanëve që të ngrihen për të mbrojtur demokracinë e tyre.
Në fund të fjalës së tij, Biden kishte dhe njv thirrje për Presidentin Trump “ President Trump largohu”
Pyetjes nëse ishte i shqetësuar për sigurinë e tij apo për inaugurimin, Biden u përgjigj: “Une nuk jam aspak i shqetësuar për sigurinë time, për inagurimin tim. Qytetarët amerikanë duhet të mbrojnë demokracinë’
Eunews.al

