Prioritetet e Këshillit Europian për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga koronavirusi



Shëndeti i qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor, deklaruan dje anëtarët e Këshillit Europian, të cilët zhvilluan një videokonferencë së bashku me presidenten BQE-së, Christine Lagard, atë të Eurogrupit, Mario Centeno dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.
”Ne riafirmuam nevojën për të punuar së bashku dhe për të bërë gjithçka që duhet për të zgjidhur krizën dhe pasojat e saj”, thuhet në deklaratën e përbashkët pas kësaj videokonference.
Pesë prioritetet e identifikuara:
1. Kufizimi i përhapjes së virusit
Ne miratuam udhëzimet e propozuara nga Komisioni për menaxhimin e kufijve. Ne kemi nevojë për të siguruar kalimin e ilaçeve, ushqimit dhe mallrave dhe qytetarët tanë duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë në vendet e tyre të lindjes.
Për të kufizuar përhapjen e virusit globalisht, ne ramë dakord të forcojmë kufijtë tanë të jashtëm.
2. Sigurimi i pajisjeve mjekësore
Ne mirëpritëm vendimin e marrë nga Komisioni për të miratuar një autorizim paraprak për eksportin e pajisjeve mjekësore.
3. Promovimi i hulumtimit
Ne inkurajuam përpjekjet e bëra për të mbështetur hulumtimet siç është Grupi Këshillimor për COVID-19.
Ne theksuam nevojën për të shkëmbyer informacione dhe për të zhvilluar një vaksinë dhe ta bëjmë atë të disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë.
4. Trajtimi i pasojave socio-ekonomike
Ne mbështesëm nismat e ndryshme të ndërmarra nga Komisioni në fushat e tregut unik, siç është adaptimi i rregullave të Ndihmës Shtetërore dhe përdorimi i fleksibilitetit të parashikuar në Paktin e Stabilitetit dhe të Rritjes dhe rekursin në buxhetin e BE-së.
5. Qytetarët e bllokuar në vendet e treta.
Ne së bashku do të organizojmë riatdhesimin e qytetarëve të BE-së, kur është e nevojshme dhe e mundur, dhe do të përdorim mekanizmin e mbrojtjes civile të Unionit.
Eunews.al

