×
E mërkurë, 20 Janar, 2021

Prezantohet në Kukës platforma “Deputeti që duam”/ Gjici: Hapja e listave, formë europiane e përfaqësimit

31 Tetor, 2020

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shoqëruar nga Drejtuesit Politik të Qarkut Kukës, Safet Gjici prezantuan sot platformën “Deputeti që duam” në Kukës.

Në fjalën e tij kryeministri Rama deklaroi se Partisë Socialiste i duhet një mandat i tretë për të ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër zhvillimi.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë së Kukësit, njëkohësisht dhe Drejtuesit Politik të Qarkut Kukës, Safet Gjici në fjalën e tij tha se hapja e listave është një formë europiane e përfaqësimit dhe është një fomë e re e pushtetit.

“Hapja e listave është një formë europiane e përfaqësimit, është një fomë e re e pushtetit. Qytetarët kuksianë tani kanë mundësi që të përzgjedhin Partinë, por edhe njerëzit e preferuar për ti përfaqësuar ata në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Gjici.

Sipas Gjicit, ndryshimi i madh që Partia Socialiste po sjell, është hapja e listave për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, atdheun tonë të përbashkët.

Duke folur për investimet në Qarkun e Kukësit, Gjici tha se falë mbështetje së kryeministrit Edi Rama dora e ndryshimit duket në çdo bashki të qarkut Kukës.

Fjala e plotë e Safet Gjicit:

Sot jemi bashkë me një qëllim të caktuar, që ka të bëjë me prezantimin e risisë që po ndërmerr Partia Socilaiste e Shqipërisë, aplikimin online për “Deputetin Që Duam”. Një mundësi për të ftuar gjithsecilin prej jush që të bëhet e pjesë e garës.

Hapja e listave është një formë europiane e përfaqësimit, është një fomë e re e pushtetit. Qytetarët kuksianë tani kanë mundësi që të përzgjedhin Partinë, por edhe njerëzit e preferuar për ti përfaqësuar ata në Kuvendin e Shqipërisë. Më 25 prill ndryshe nga zgjedhjet e tjera nuk votohet më vetëm për emrin e Partisë, apo Kryetarit, por për emërin, i cili mund të jetë edhe prej jush që jeni të pranishëm, që ndoshta jeni rastësisht sot këtu, apo që mund të mos keni lidhje me politikën deri më sot, por që mund të jeni pjesë e garës dhe listës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Takimi sot duhet të nxisë secilin prej jush që të bëheni pjesë e këtij ndryshimi, i cili përfaqëson vlerat e herëshme të Partisë Socialiste. Përmes kësaj nisme Partia Socialiste, tregon se është një parti e hapur, që dëshiron të ketë brenda gjirit të saj elementë, që e bëjnë Partinë Socialiste një parti më të mire.

Në aplikimin e platformës “Deputeti Që Duam”, duhen njerëz të rinj, me enërgji, të talentuar, të cilët kanë aftësi që të përfaqësojnë siç duhet Kukësin e tyre.

Për të arritur tek “Shqipëria Që Duam” duhet të vendosim për “Deputetin Që Duam”.
Për këtë risi na duhen njerëzit më të kualifikuar, për të qenë pjesë e listës së Partisë Socialiste më 25 Prill.

Ndryshimi i madh që Partia Socialiste po sjell, është hapja e listave për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, atdheun tonë të përbashkët.

Ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë, dhe e ndjejnë veten se kanë aftësitë e duhura për të përfaqësuar komunitetin e saj apo të tij, të bashkohet në këtë udhëtim dhe të jetë pjesë e emrave më të mirë në listën fituese të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.
Prezantimin e platformës “Deputeti Që Duam” jo pa qëllim po e prezantojmë në këtë kantier ndërtimi të Aeroportit të Kukësit, pasi duam t’ju tregojmë “VESHËVE SHURDH E SYVË QORRË” që këtu po punohet.
Punëtorët dhe makineritë çdo ditë po punojnë me ritme shumë të shpejta për të përfunduar punimet e Aeroportit si dhe për ta kthyer premtimin tonë në realitet.

Puna që po bëhët në këtë kantier, shihet qartë.

Aeroporti i Kukësit është aeroporti i dytë në vend, me fluturime Loë Cost, ku shumë nëna, baballarë, vëllezër e motra do shkojnë tek njëri-tjetri pa u lodhur dhe me kosto të ulët.
Ky Aeroport, do jetë një ndyshim i madh për Kukësin dhe kuksianët, jeta e tyre do ndryshojë po ashtu dhe ekonomia familjare do rritet. Me hapjen e tij Një Mijë familje do punësohen, po jo vetëm kaq, sepse kjo do gjenerojë punë e fitime edhe për bizneset, të cilat kanë aktivitet, duke filluar me bare, restorante, hoteleri etj.
Pra ekonomia familjare e gjithsecilit prej nesh do ndryshojë më këtë investim madhor që Qeveria Shqiptare po sjell për kuksianët.

Kontaket e vazhdueshme që unë kam personalisht me Kryeministrin Rama, por dhe këmbëngulja personale e tij ka kthyer vëmendjen në Qarkun e Kukësit. Për të cilin gjej rastin ta falënderoj pamasë, pasi investimet që kanë ardhur në Kukës janë si asnjëherë më parë.

Aeroporti nuk është i vetmi investim që qyteti ynë po sheh kohët të fundit. Ndërtimi i spitalit të ri ka filluar të marrë formën e duhur për të shkuar drejt përfundimit, po ashtu edhe stadiumi i qytetit të Kukësit “Kampion”, ku po ndërtohet për herë të parë me standarde krejtësisht europiane dhe që tifozëve kuksianë iu ka munguar një stadium i tillë, i cili shumë shpejtë është një realititet i ri, “për të cilën gojët e liga thonin që: Safeti po e ndërton për vete stadiumin, por ndërkohë stadiumi është i Kukësit dhe kuksianëve.

Ky stadium po ndërtohet falë mbështetjes së Qeverisë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët dua ti falenderoj, sepse Kukësi nuk e ka parë ndonjëhërë një staudium të tillë, edhe pse ekipi i Kukësit ka marrë pjesë çdo vit në kupat e Europës duke lartësuar jo vëtëm emrin e kuksianëve, por të gjithë Shqipërisë.

Ndërkohë një tjetër investim madhor po bëhet për banesat sociale, ku 185 familje do të përfitojnë apartamente në tre bashkitë e Qarkut Kukës, përkatësisht në Bashkinë Kukës janë 75 familje, në Bashkinë Has 35 familje dhe shumë shpejt punimet do të fillojnë dhe në Bashkinë Tropojë, ku do të jenë 75 familje. Investim i cili po bëhet për herë të parë pas 30 vjetësh, një premtim i që sot është mbajtur.

E gjitha kjo është falë investimeve dhe mbështetjës së madhe që i ka dhënë Qeveria Shqiptare Qarkut të Kukësit, por dhe dëshirës personale të Kryminstrit të Shqipërisë Edi Rama.
Rikualifikimi i sheshit qendror në Tropojë, ku para 5 vjetesh gropat ishin në mes të qytetit, ndërsa sot po të shkosh atje, përball ke një shëtitore, të cilën tropojanët por dhe vizitorët e tjerë as që nuk e kishin menduar që do shihnin një qytet të vogël malor por shumë të bukur.
Shkoni dhe në Has, ku dora e inevstimeve duket që në hyrje të qytetit, edhe kjo pjesë e projektit të Rilindjes Urbane.

Dhe Kukësi vite më parë nuk kishte një qendër më të cilën mund të identifikohej, nëse është një qendër qyteti apo jo. Po sot, falë Rilindjes Urbane, investim i Qeverisë Rama, sheshi krysorë, pedonalja e kuksianëve është krejt tjetër. Nga një qendër me gropa dhe kaos, sot përballë të ofrohet një pamjë e tjetërsuar, duke filluar me sistemin e rrugëve, me gjelbërimin në çdo cep.
Për të qëndruar në këtë linjë, pas disa ditësh në qytëtin tonë do të fillojë puna e një investimi madhor për rikualifikimi urban të tre lagjeve 4, 5, 6, të cilat do jenë me standarde europiane.
Kuksianët prej vitesh kanë problem me furnizmin me ujë, ku Kukësi është qytet i pasur me burime ujore, por që keq menaxhimi i paraardhësve solli një katrahurë, të cilat mezi i kemi zgjidhur dhe që kemi përfunduar të gjitha fazat e projektit dhe që presim çeljen e fondit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, ku pritet të zgjidhet një herë e mire problem me ujin e pijshëm në qytet.
Por nuk mund të lemë pa përmendur edhe shumë investime të tjera që janë bërë në gjithë Qarkun tonë, si në arsim, shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë etj.

Me mbështetjen e padisktueshme të Kryeministrit Edi Rama shumë punë dhe investime të mëdha e presin Qarkun e Kukësit.

Për tu rikthyer tek prezantimi i platformës “Deputeti Që duam” më lejoni t’ju them që deri tani kanë aplikuar shumë të reja e të rinjë.

Aplikimi i tyre online është verifikuar nga qendra dhë një prej tyre është me në sot në këtë takim, në këtë ftësë, për të qenë pjesë e garës së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për