×
Wednesday, March 22, 2023

Prezantohet draf raporti/ Parlamenti Europian mbështet Shipërinë në rrugën e Intergrimit

December 10, 2020




Ditën e sotme në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian është prezantuar  gjatë të cilët draft- raporti për Shqipërinë dhe vazhdimin e mëtejshëm të negociatave dhe mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare.

Në fjalën e saj përgatitësja e draft-raportit eurodeputetja Isabel Santos u shpreh “Vendi është tejet i polarizuar, por ne nuk duhet të ndërhyjmë në të.  Në Draftin që kam propozuar ka dy linja logjike. Kërkesat që ne I kemi për vendin duhet të vazhdojnë. Vazhdoj të kem disa shqetësime. Jam e shqetësuar për përfshirjen e shoqërisë civile në procesin politik. Duhet të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit.  Reforma gjyqësore duhet të përmbushet dhe për këtë të gjitha palët janë të vetëdijshëm.

Ndërkohë që u shpreh e shetësuar se një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë po largohen nga nga vendi dhe për këtë kërkoi ndërhyrjen e BE .

Santos vlerësoi arritjet politike në vend dhe theksoi se vendi meriton mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Partitë politike kanë punuar shumë për të arritur në një marrëveshje. Palët arritën të tejkalojnë ndasitë. Shqipëria ka ngelur mbrapa në rrugën e integrimit dhe kjo është dekujaruese për vendin dhe Ballkanin”

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments