×
Friday, March 28, 2025

Presidentja e KE-së e shqetësuar rreth propozimeve për shkurtimin e buxhetit të ardhshëm të BE-së

December 6, 2019


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me disa shkurtime të propozuara për buxhetit e ardhshëm të BE, të cilat nëse do të miratohen do të hyjnë në fuqi nga viti 2021.

Në prononcimin e saj përpara medieve pas takimit të parë më kolegët e saj të rinjë në Bruksel, konservatorja gjermane shprehu shqetësimin e saj në lidhje me propozimet rreth buxhetit të ardhshëm, të bëra nga ana e shtetit finlandez që po mban edhe kryesimin e radhës së BE-së, raporton Reuters.

Presidentja Leyen ka komentuar disa nga deklaratat e Presidencës aktuale, ndërkohë që sipas saj, lufta mes shteteve anëtare të bllokut po zvarriten mbi shpenzimet e tyre të përbashkëta për vitin 2021-2027.

Propozimi nga ana e Presidencës finlandeze ka si qëllim të mbajtë buxhetin në vlerat e 1.07% të të ardhurave bruto kombëtare të unionitm nën tavanin prej 1.11% të paraqitur nga Komisioni, por mbi nivelin 1% të shtyrë nga paguesi më i madh neto e cila është  Gjermania.

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments