×
Friday, August 12, 2022

Presidenti i PE, Sassoli: Evropa e bashkuar përballë sfidës së përbashkët

March 16, 2020

Në këto ditë dramatike që po përjeton Evropa për shkak të përhapjes së Covid-19, reagimet nga krerët e institucioneve të rëdësishme të BE-së kanë qenë të vazhdueshme. Në një nga deklaratat e tij të pak ditëve më parë, Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli bën thirrje për unitet dhe shprehet se masat e ndërmarra nga shtete të veçanta nuk mund të jenë kurrë të mjafueshme. Për këtë arsye ai ka përshëndetur paketën e masava të miratuar nga Komisioni Europian duke theksuar se këto masa shkojnë “në drejtimin e duhur.”

Kjo deklaratë e Presidentit të Parlamentit Europian vjen në një kohë ku nuk kanë munguar kritikat ndaj institucioneve të BE-së dhe ndaj vendeve të caktuar të cilat nuk I janë përgjigjur në kohë kërkesës për ndihmë nga Italia. Si për të adresuar këto kritika, në deklaratë Sassoli është shprehur se “Të gjitha vendet evropiane do të marrin mbështetje për sistemin e tyre shëndetësor. Kjo nënkupton furnizimin me materiale, mbështetje për spitalet dhe financim për hulumtime për të zhvilluar një vaksinë sa më shpejt të jetë e mundur

Për shkak të përhapjes së virusit dhe ndalimeve të shumta që kanë vënë vendet anëtare, humbjet në ekonomi përllogariten të kufijtë e një krize të vërtetë ekonomike. Edhe në këtë drejtim Presidenti i PE-së ka bërë një deklaratë të fortë sipas tij “në mbrojtje të vendeve të punës, bizneseve dhe ekonomisë.” Për të mbrojtur ekonominë Sassoli është shprehur se “Vendet janë të autorizuara të shpenzojnë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar mbështetje për punonjësit, punëtorët e vetëpunësuar, bizneset dhe bankat. Përveç angazhimeve të bëra nga vendet anëtare, të paktën 37 miliardë euro janë gati dhe në dispozicion nga buxheti i Unionit.”

Në këto momente të vështira për të gjitha vendet anëtare, David Sassoli u shpreh se institucionet e BE-së do të përdorin një qasje fleksibël vis a vis rregullave për subvencionet shtetërore si dhe rregullave të parashikuara nga Pakti i stabilitetit dhe rritjes.

Evropa ndodhet në një moment emergjence dhe e vetmja rrugëdalje për Presidentin e PE-së është veprimi i përbashkët. “Sot slogani për Evropën është solidariteti. Askush nuk do të mbetet vetëm dhe askush nuk do të veprojë vetëm” deklaroi David Sassoli.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments