Portugalia merr presidencën e BE-së/ Mazi: Shqipëria plotësoi gjithë kushtet, BE të japë rezultate konkrete
January 2, 2021
Kryenegociatori për anëtarësimin në BE, Zef Mazi i ka uruar Portugalisë suksese, e cila dje mori presidencën gjashtëmujore të BE-së.
Në reagimin e tij kryenegociatori Mazi thekson se Shqipëria dha rezultate dhe plotësoi gjithë kushtet për Konferencën e parë ndërqeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate konkrete për 2021 dhe jo më premtime.
“Gëzuar Vitin e Ri! Mirësevjen dhe suksese Portugalisë në presidencën e BE. Shqipëria dha rezultate, plotësoi gjithë kushtet për Konferencës e parë Ndërqeveritare, pret dhe BE të japë rezultat. Premtimet vetëm vejnë në pikëpyetje kredibilitetin. Viti 2021 provë për strategjinë e zgjerimit. Optimizëm, jo zhgënjim tjetër”, shprehet Mazi në reagimin e tij.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments