Pompeo përshëndet emërimin e Xhaçkës në krye të diplomacisë shqiptare: Partnere e fortë si ministre e Mbrojtjes
December 30, 2020


Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka përshëndetur emërimin e znj. Olta Xhaçka në krye të diplomacisë shqiptare.
Me një postim në “Twitter”, Pompeo shprehet i kënaqur për këtë lëvizje, teksa vlerëson znj. Xhaçka si partnere të fortë në rolin e saj të mëparshëm si ministre e Mbrojtjes. Theksojmë se janë shumë të rralla rastet kur emërimi i një Ministri përshëndetet nga Sekretari Amerikan i Shtetit.
“I kënaqur të dëgjoj për emërimin e Olta Xhaçkës si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE”, shkruan Pompeo.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments