×
Saturday, July 11, 2020

Përkujtohet 25 vjetori i gjenocidit të Srebrenicës

July 11, 2020

Myslimanët e Bosnjes kujtojnë sot gjenocidin e Srebrenicës 25 vjet më parë, krimi më i madh në tokën europiane që prej Luftës së Dytë Botërore.

Për shkak të masave të luftës kundër pandemisë, organizatorët presin më pak persona se zakonisht të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila zakonisht tërheq dhjetëra mijëra persona çdo vit.

Përkujtimet zyrtare që fillojnë në mëngjes do të pasohen në orën 11:00 GMT me varrosjen e eshtrave të nëntë viktimave të masakrës të identifikuar që nga korriku i kaluar.

Eshtrat e tyre do të varrosen në varrezat e Qendrës Përkujtimore të Gjenocidit në Potocari, një fshat afër Srebrenicës, ku ishte vendosur baza e forcës mbrojtëse të KB (Forpronu) gjatë luftës ndër-komunitare në Bosnje (1992-95).

Një “zonë e mbrojtur” e Kombeve të Bashkuara, Srebrenica u mor në 11 korrik 1995, pesë muaj para përfundimit të luftës, nga forcat serbo-boshnjake, të cilët masakruan atje në pak ditë më shumë se 8 000 burra dhe adoleshentë boshnjakë (myslimanë).

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për