×
E shtunë, 16 Janar, 2021

“Për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias”

2 Dhjetor, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas publikimit në disa media të opinionit paraprak të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Balla deklaron se është për të ardhur keq që opozita presidencialo-demokratikase përmes portaleve të saj besnike, shpërndan të dhëna nga teksti konfidencial i Venecias!

Sipas Ballës, Venecia është e kthjellët dhe ne nuk do të bejmë asnjë koment në respekt të rregullit të konfidencialitetit, por mbetemi gjithnjë besimplotë që kthjelltësia e Venecias do të garantojë që e vërteta të jetë e kthjellët për çdo qytetar që nuk lexon përmes syrit famëkeq të Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Eshtë per te ardhur keq qe opozita presidencialo-demokratikase permes portaleve te saj besnike, shperndan te dhena nga teksti konfidencial i Venecias!

Jo vetëm kaq por edhe përhap tym përmes tyre.

Venecia eshte e kthjellet dhe ne nuk do te bejme asnje koment ne respekt te rregullit te konfidencialitetit, por mbetemi gjithnje besimplote qe kthjelltesia e Venecias do te garantoje qe e verteta te jete e kthjellet per cdo qytetar qe nuk lexon permes syrit famekeq te Saliut, Lulit dhe Ilir Metes!

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për