Pelosi i kthehet ashpër Trumpit: Po shemb kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane
November 6, 2020



Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, i është drejtuar opinionit derisa po vazhdon numërimi i votave të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Ajo konsideron se Donald Trump do të mendojë ndonjë “ide” sa është ende në pushtet, deri te inaugurimi i Joe Bidenit në janar të vitit të ardhshëm, transmeton Telegrafi.
“E kemi ditur se do të shpikë diçka, përveç që po tenton të shembë kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane. Është diçka për çka kemi kritikuar vendet e tjera, kurse tani po ndodh tek ne, sulm në zgjedhjet tona”, ka shtuar ajo.
Ajo është shprehur e bindur se Joe Biden dhe Kamala Harris do të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë dhe thotë se është shumë e lumtur për këtë.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments