Orban mbërrin në Moskë për bisedime me Putinin
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se vendi i tij do të përdorë mandatin e tij për të mbajtur presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian për të çuar përpara një paqe të negociuar në Ukrainë.
Zëdhënësi i tij, Bertalan Havasi konfirmoi sot se ai Orban mbërritur në Moskë për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.
“Nuk mund të bëni paqe nga një kolltuk i rehatshëm në Bruksel. Edhe nëse presidenca me rotacion të BE-së nuk ka mandat për të negociuar në emër të BE-së, ne nuk mund të rrimë duarkryq dhe të presim që lufta të përfundojë mrekullisht”, tha Orban në X, pasi Hungaria mori postin e rradhës gjashtë-mujor më 1 korrik.
“Ne do të shërbejmë si një mjet i rëndësishëm për të bërë hapat e parë drejt paqes. Kjo është ajo që ka misioni ynë i paqes”, shtoi ai.
Më herët, disa media raportuan se Orban do të udhëtonte në Moskë në ditët në vijim pas vizitës së tij në Kiev të martën, vizita e tij e parë që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.
Gjatë vizitës në Kiev, presidenti hungarez i bëri thirrje homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky që të konsideronte një armëpushim. Aktualisht nuk ka negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë.
Orban ishte i vetmi lider i BE-së që udhëtoi në Rusi që nga shpërthimi i luftës, kur mori pjesë në funeralin e ish-presidentit sovjetik Mikhail Gorbachev në shtator 2022.
Lideri populist i krahut të djathtë shihet si më i afërti me Kremlinin – në mesin e liderëve të Bashkimit Evropian.
Kryediplomati i BE-së Josep Borrell tha sot se Orban nuk përfaqëson Bashkimin Evropian “në asnjë formë”.
“Vizita e Orbanit në Moskë zhvillohet ekskluzivisht në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë”, tha Borrell.







