×
Sunday, April 19, 2026

Opozita kundërshton riorganizimin e Kuvendit, Balla: Është çështje me rëndësi ngritja e Komisioneve

September 15, 2025


Kreu i grupit parlamentar i PS Taulant Balla foli para mediave pas mbylljes së mbledhjes me opozitën dhe kreun e Kuvendit.

Sa i përket kërkesës së PS për zgjerimin e Komisioneve Parlamentare në 11 nga 8 aktualisht, dhe kalimin e tyre nesër për shqyrtim në seancën e Parlamentit, Balla tha se në këtë rast nuk ka nevojë që të njoftohet para, pasi është një çështje me rëndësi ajo e riorganizimit të Kuvendit.

“Në Shqipëri Kuvendi duhet të ketë një organizim të ri me 11 Komisione. Jemi në një situatë e cila nuk është shumë e parashikuar nga Rregullorja. Brenda kësaj javë duhet shqyrtim i dekreteve për qeverinë, dhe konferenca e kryetarëve duhet të jetë gati për diskutimin e kohës së debatit. Është domosdoshmëri të kalojmë këtë etapë të parashikuar nesër. Për një çështje me rëndësi të riorganizimit të Kuvendit, bëhet fjalë për shqyrtim jo periudhë depozitim”, tha Balla.




Comments are closed.