×
Saturday, May 2, 2026

Gogu: Kontratat duhet të jenë të sigurta që në noter, jo në gjykatë

May 2, 2026


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, mori pjesë në Asamblenë e Noterisë, ku theksoi nevojën për rritjen e sigurisë juridike të kontratave dhe akteve noteriale në vend.

Gogu vuri në dukje se një numër i konsiderueshëm kontratash përfundojnë në konflikte gjyqësore, ndonëse sipas tij ato duhet të jenë të garantuara që në momentin e nënshkrimit dhe vulosjes nga noteri.

“Kjo është një fushë ku duhet të përmirësohemi”, u shpreh ai, duke theksuar rëndësinë e forcimit të besueshmërisë së akteve noteriale.

Sipas ministrit, prioritet i punës institucionale do të jetë rritja e sigurisë në aktet e pronësisë, garantimi i më shumë transparence për tarifat noteriale, si dhe lehtësimi i procedurave për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në Shqipëria.

Ai nënvizoi se synimi është thjeshtimi i proceseve për qytetarët, duke theksuar: “Qytetari nuk ka nevojë për një proces ligjor më shumë, por për një hall më pak”.




Comments are closed.