“Nuk ka 15 kushte për Shqipërinë”, Balla publikon deklaratën e Calavera: Duhet të përcjellim tek qytetarët të vërtetën, jo diskutime të shkëputura nga konteksti



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialite, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e djeshme të Drejtoresheshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian Genoveva Ruiz Calavera në seancën në PE ku deklaroi se nuk ka 15 kushte për Shqipërinë për t’u ulur në tryezën e parë të Konferencës ndërqeveritare Shqipëri- BE.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaronn se mbështetja në Parlamentin Europian duhet të na bëjë të ndihemi mirë, pasi përfaqësuesit e institucioneve të BE-së që vlerësojnë performancën e Shqipërisë thanë qartë se Shqipëria ka bërë hapa të vendosur në një sërë reformash.
Sa i përket 15 kushteve, Balla theksoi se është me rëndësi që shqiptarëve t’u përcillet e vërteta dhe jo disktuime të shkëputura nga konteksti.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
FacebookTV: Mbledhja e djeshme e Komitetit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian. Përshëndes diskutimet e pjesës më të madhe të eurodeputetëve në seancën e Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian (AFET). Fokusi dhe mbështetja e PE ndaj Shqipërisë duhet të na bëjë të ndihemi mirë për shkak se tregon vëmendjen e institucioneve të BE-së në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Në këtë komunikim dua të evidentoj dhe të falenderoj përfaqësuesen e Komisionit, Drejtore për Ballkanin në DG NEAR znj. Genoveva Calavera dhe përfaqësuesen e EEAS, Drejtore në detyrë për Evropën dhe Azinë, znj. Angelina Eichhorst për objektivitetin e treguar në paraqitjen e situates në vend. Nuk mund të presim qv të gjitha vendimet tona të brendshme të mirëpriten nga partnerët tanë evropianë por ajo që presim është objektiviteti në përcjelljen e rezultateve të arritura nga Shipëria në këtë process kompleks dhe të gjatë siç është integrimi evropian.
Me rëndësi të përcjellim tek qytetarët shqiptarë të vërtetën dhe jo diskutime të shkëputura nga konteksti siç për fat të keq është rutinë në këtë vend. Përfaqësuesit e institucioneve të BE-së që vlerësojnë performancën e Shqipërisë e thane qartë se Shqipëria ka bërë hapa të vendosu në një sërë reformash apo në ato të ashtëquajturat 15 kuhste të përmendura në dokumentin e Këshillit të 25 marsit 2020. Njëherë e mire vetë përfaqësuesja e Komisioninit theksoi se nuk janë “15 kushte” për hapjen e negociatave dhe për të patur mbledhjen e parë të Konferencës ndërqeveritare, por janë disa kushte të cilat duhet të përmbushen përpara Konferencës dhe të tjera të cilat do të realizohen në të ardhmen.
Eunews.al
