×
Tuesday, January 26, 2021

Nëpërmjet COVAX, Shqipëria në dritaren e parë për sigurimin e vaksinës anti COVID-19

November 27, 2020

Manastirliu shprehet se janë të hapura edhe opsione të tjera nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me disa shtete apo prokurimit të përqëndruar përmes Bashkimit Europian

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar në një emisionin televiziv se qeveria shqiptare ka financuar për 20% të popullatës nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vaksina antiCOVID do të mbërrijë edhe në vendin tonë sapo të jetë gati.

“Qeveria shqiptare eshte angazhuar financiarisht për 20% të popullatës doza të vaksinës nëpërmjet COVAX. COVAX ka tre kandidatë potencialë, ndërkohë që është duke u negociuar edhe për vaksinën Moderna e Pfizer”, u shpreh Manastirliu.

“Qeveria shqiptare është angazhuar menjëherë në financimin nëpërmjet aleancës Gavi dhe instrumentit Covax për vaksinën anticovid. 3.9 milion euro janë parapaguar. Fillimisht e përfitojnë grupet e riskuara dhe kjo vaksinë do të jetë falas. Ne marrim pjesë në disa negociata, jemi në momentet e para të negociatës për dritaren e parë të hapur. Të parët që targetohen për vaksinimin janë grupet e riskut”, theksoi ajo.

Sipas saj, ekspertët e ISHP kanë vlerësuar për 20% të popullatës si fillim.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se përveç marrëveshjes me COVAX janë duke u bërë edhe perpjekje te tjera për sigurimin e vaksinës ndaj COVID-19 me vende te tjera të BE.

“Më lejoni t’ju them që qeveria shqiptare përveç instrumentit Covax po bën edhe përpjekje të tjera me vende të veçanta, si me Greqinë, Italinë apo Gjermaninë. Kemi edhe një opsion tjetër përmes prokurimit të përqendruar të BE. Perpjekjet tona nuk do të reshtin për vaksinën qe ta sigurojmë që në momentin e parë. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Do të jetë falas, e garantuar nga shteti, fillimisht për grupet e riskut”, tha Manastirliu.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për