×
Sunday, September 19, 2021

Ndërtohet Qendra e re Shëndetësore në Polis Gurëshpatë, Balla apel qytetarëve të vaksinohen

August 11, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspktoi përfundimin e punimeve që u kryen për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore të fshatit Polis Gurëshpatë në Librazhd.

Ndërhyrja në këtë qendrër shëndetësore ishte e nevojshme, pasi ishte tërësisht e amortizuar dhe e vendosur në një pozicion jo të përshtatshëm për t’u aksesuar nga banorët.

Rikonstruksioni i Qëndrës Shëndetësore u bë i mundur falë mbështetjes së popullit të Kuvajtit.

Në fjalën e tij Balla shprehu mirënjohjen për qeverinë e Kuvajtit për ndihmën që po i jep Shqipërisë, sidomos përsa i përket sistemit shëndetësor.

“Gjej rastin të falenderoj qeverinë e Kuvajtit për mbështetjen që na dha për ndërtimin e kësaj Qendre Shëndetësore, në mënyrë të veccatë Emirin e Kuvajtit që kanë treguar gjithmonë solidaritet dhe mbështetje ndaj Shqipërisë. Është një Qendër Shëndetësore që i vjen në ndihmë shumë banorëve të Gurshpatës, por edhe të Qaf Dardhës, sepse numri i banorëve që jetojnë në këtë zonë është shumë i madh”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla në fjalën e tij i bëri apel qytetarëve për t’u vaksinuar masivisht, pasi sipas tij lufta me Covid-19 ende nuk ka mbaruar.

“Duhet të nxisim të gjithë njerëzit që të bëjnë vaksinën, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të përgatitur për sezonine vjeshtës”, tha Balla

Comments are closed.