×
Wednesday, June 24, 2026

Ndërron jetë Papa Françesku

April 21, 2025


Papa Françesku ka ndërruar jetë sot në mëngjes, njoftoi Kardinali Kevin Joseph Farrell.

Ati i Shenjtë u shua në moshën 88-vjeçare një ditë pas festës së Pashkës.

Në deklaratën e tij, kardinali Farrell tha se “me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve. Me mirënjohje të pamasë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ne e përgëzojmë shpirtin e Papa Françeskut në dashurinë e pafundme të mëshirshme të Zotit Një dhe Triuni.”

Papa Françesku u shfaq një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit për bekimin tradicional ”Urbi et Orbi”, në fund të meshës së Pashkëve, të kremtuar në sheshin e Shën Pjetrit nga kardinali Angelo Comastri.

Po gjatë paradites së djeshme në Shtëpinë e Shën Martës, në Vatikan, Papa Françesku zhvilloi një takim të shkurtër privat me Zëvendës-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, James David Vance. Sipas njoftimit Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë, takimi që zgjati disa minuta, krijoi mundësinë për të shkëmbyer urimet në ditën e Pashkëve.




Comments are closed.