‘Miqësia jonë do të vazhdojë’, liderët kryesorë të BE nënshkruajnë marrëveshjen e ‘divorcit’ me Britaninë e Madhe

24 Jan 2020 • 13:16
Shpërndaje:

Dy figurat më të njohura të BE kanë nënshkruar një traktat duke i hapur kështu rrugën Brexit javën e ardhshme.

Ursula Von Der Leyen, presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel, kreu i Këshillit Evropian, ratifikuan sot “marrëveshjen e divorcit” nga ana e Brukselit.

Ratifikimi erdhi vetëm një ditë pasi marrëveshja Brexit u bë ligj në Mbretërinë e Bashkuar, fill pas miratimit në parlament të pasuar nga pëlqimi i mbretëreshës Elizabet.

Reklamë Ola

Saktësisht në orën 7 të mëngjesit në Mbretërinë e Bashkuar, zonja Von Der Leyen njoftoi që sapo kishte nënshkruar marrëveshjen gjë që do të thotë se tani marrëveshja pritet të aprovohet nga Parlamenti Evropian.

Z. Michel, ish Kryeministër i Belgjikës, shkroi gjithashtu në tëitter: “Gjërat do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme, por miqësia jonë do të vazhdojë. Ne do të fillojmë një kapitull të ri si partnerë dhe aleatë.”

Reklamë InterMedika

Ai shtoi në frëngjisht: “Mezi pres ta shkruajmë së bashku këtë faqe të re.”

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x