×
Wednesday, January 14, 2026

Michel: Të përshpejtohet miratimi i sanksioneve ndaj Bjellorusisë

September 9, 2020


Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel u bëri thirrje sot 27 vendeve anëtare të BE-së që të përshpejtojnë miratimin e sanksioneve kundër Bjellorusisë, edhe pse Qipro i bllokoi menjëherë masat e reja europiane kundër Minskut.

“Përndjekja politike në Bjellorusi, e cila përfshin ndalime për arsye politike dhe internimin e detyruar të kundërshtarëve, duhet të përfundojë”, postoi ai në Twitter.

“Unë bëj thirrje për përshpejtimin e procesit të sanksioneve”, këmbënguli Michel.

Ministrat e Jashtëm europianë dhanë dritën jeshile në gusht për të sanksionuar ata që ishin përgjegjës për shtypjen në Bjellorusi të lëvizjes protestuese kundër presidentit Alexander Lukashenko.

Këshilli i BE-së ka hartuar një listë të emrave kundër të cilëve duhet të vendosen ndalime hyrjeje dhe ngrirje të llogarive.

Sipas burimeve diplomatike, lista aktualisht përmban rreth 40 emra.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments