Metodologjia e re e zgjerimit, Franca: Lehtëson rrugën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit



Franca mirëpriti ndryshimet e propozuara të Bashkimit Europian në mënyrën e pranimit të anëtarëve të rinj, qasje që mund të lehtësojë rrugën drejt anëtarësimit për vendet e Ballkanit, pas bllokimit të negociatave të anëtarësimit nga presidenti Emmanuel Macron.
“Është një hap në drejtimin e duhur”, deklaroi një zyrtar i Elysee në Paris.
“Po propozohet një ndryshim i vërtetë i metodologjisë. Është një propozim i rëndësishëm dhe pozitiv” .
Komisioneri Europian për zgjerimin Oliver Varhelyi, zbuloi një metodologji të re për pranimin e vendeve të reja anëtare. Propozimet do i japin anëtarëve ekzistues të BE-së më shumë fuqi për të ndaluar ose mbrojtur procesin e pranimit të shteteve të reja, ose për të detyruar ato të rifillojnë bisedimet e pranimit në disa fusha të politikave.
Reformat u imponuan nga Macron, i cili bllokoi fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një vendim që liderët e BE-së e përshkruan si gabim historik dhe kërkuan ndryshime në të ashtuquajturin procesin e zgjerimit të bllokut.
Eunews.al

