×
Monday, May 4, 2026

Merz: SHBA mbetet partneri kryesor i Gjermanisë në NATO, pavarësisht tensioneve

May 4, 2026


Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbeten dhe do të vazhdojnë të jenë partneri më i rëndësishëm i Gjermanisë brenda NATO-s.

“Ne ndajmë një qëllim të përbashkët: Iranit nuk duhet t’i lejohet të pajiset me armë bërthamore”, tha ai në platformën X.

Komentet e Merzit vijnë në një moment tensionesh mes Washingtonit dhe Berlinit, pasi kancelari gjerman ka kritikuar së fundmi SHBA-në për mungesë të një “strategjie daljeje” në konfliktin me Iranin, duke deklaruar gjithashtu se amerikanët janë “poshtëruar” gjatë negociatave me Teheranin.

Merz konfirmoi gjithashtu se SHBA nuk do të dislokojë për momentin raketa “Tomahawk” në Gjermani, duke theksuar se ky vendim nuk lidhet me kritikat e tij ndaj presidentit Donald Trump. Sipas tij, SHBA aktualisht nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të furnizuar sisteme të tilla.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni planifikon të reduktojë më tej praninë e trupave në Gjermani, duke përmendur një tërheqje shtesë prej më shumë se 5 mijë ushtarësh.




Comments are closed.