×
Tuesday, May 5, 2026

Meloni kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Italia

May 5, 2026


Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha të hënën se nuk do të mbështeste asnjë vendim të Presidentit Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga Italia.

“Është një vendim që nuk varet nga unë dhe me të cilin unë personalisht nuk do të pajtohesha”, u tha Meloni gazetarëve në Jerevan, Armeni, në margjinat e një samiti të Komunitetit Politik Evropian.

I pyetur nëse Uashingtoni do të shqyrtonte tërheqjen e trupave të tij nga Italia dhe Spanja, Trump javën e kaluar u përgjigj “ndoshta”.

Meloni shtoi se ka të ngjarë të takohet me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili do të udhëtojë për në Romë më vonë këtë javë për bisedime, përfshirë një takim me Papa Leon.




Comments are closed.