Mblidhet COELA në Bruksel, diskutohet mbyllja e Kapitullit 20 në negociatat e Shqipërisë me BE-në

06 Oct 2026 • 10:09
Shpërndaje:

Në Bruksel prej orës 9:00 është mbledhur grupi i punës COELA për të shqyrtuar Kapitullin 20 “Sipërmarrja dhe Politika Industriale” me Shqipërinë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se qëllimi i këtij takimi është harmonizimi i qëndrimeve dhe konsolidimi i një pozicioni të përbashkët mes 27 vendeve anëtare të BE-së.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Shqipëria e ka përmbushur kriterin përkatës, i cili kërkon zbatimin e strategjive industriale dhe politikave për ndërmarrjet e vogla e të mesme në linjë me standardet e BE-së (acquis).

Më pas formalizohet Konferenca Ndërqeveritare për mbylljen e përkohshme të Kapitullit 20.

Reklamë Ola

Në të njëjtën kohë, po shqyrtohet edhe e ardhmja e procesit për Malin e Zi, me synim mbylljen e një blloku prej 7 kapitujsh (përkatësisht kapitujt 1, 12, 15, 17, 18 dhe 19).

Siç edhe gazetari Top Channel, Muhamed Veliu, raportoi javën e shkuar, parashikohet që Konferenca Ndërqeveritare BE-Shqipëri të mbahet me 13 tetor.

Reklamë InterMedika