×
Wednesday, February 12, 2025

Marrëveshje Rusi-Ukrainë për tranzitin e gazit drejt Europës

December 20, 2019


Rusia dhe Ukraina arritën sot në një marrëveshje në parim për çështjen e tranzitit të gazit rus për Europën nëpërmjet Ukrainës.

Këto palë po luftojnë prej disa muajsh për të arritur një marrëveshje para përfundimit të kontratës më 31 dhjetor.

“Ka një marrëveshje në parim, tashmë duhet të diskutojmë në kryeqytetet përkatëse, Moskë dhe Kiev”, deklaroi për shtypin Maros Sefcovic, anëtar i Komisionit Europian, i cili ishte pjesëmarrës sot në Berlin në një takim tripalësh mes Rusisë, Ukrainës dhe Bashkimit Europian.

Asnjë detaj nuk u dha për përmbajtjen e marrëveshjes.

Ministri rus i Energjisë, Alexander Novak, përshëndeti punën shumë produktive të negociatave, që do të konkretizohen shumë shpejt.

Koha po ikën për një marrëveshje para përfundimit të kontratës aktuale, në fund të dhjetorit.

Presidenti rus, Vladimir Putine theksoi sot se mendonte se një marrëveshje do të arrihej. “Ne po përpiqemi që pala ukrainase të jetë e kënaqur dhe që konsumatorët europianë të jenë të sigurt”, deklaroi si një konferencë shtypi.

Atsh

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments