×
Thursday, July 25, 2024

Lufta ndaj koronavirusit, Franca synon të kryejë 700.000 testime në javë

April 28, 2020


Kryeministri francez Edouard Philippe ka përshkruar një plan për të luftuar coronavirusin me anë të testimeve ndaj të gjithë personave që kanë qenë në kontakt me një të infektuar.

Edouard Philippe e bëri këtë njoftim, ndërsa ju drejtua ligjvënësve në Asamblenë Kombëtare. Ai thotë se kur një person rezulton pozitiv, të gjithë personat që kanë qenë në konakt me të, pavarësisht nëse kanë simptoma ose jo, do të testohen. 

“Të gjithë këto raste kontakti do të testohen dhe do t’u kerkohet të vetkarantinohen”, është shprehur kryeministri francez. 

Sipas tij Franca synon të kryejë të paktën 700.000 testime në javë, gjatë periudhës që do të fillojnë lehtësimet e izolimit dhe thotë se të gjithë nxënësit duhet të mbajnë maska respiratore kur të kthehen në bankat e shkollës më 18 maj, ndërsa nxënësit e fillores nuk do të jenë të detyruar të mbajnë maska.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments