×
Sunday, April 2, 2023

Lufta e përbashkët ndaj COVID-19/ Rama bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian Di Maio

November 13, 2020



Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio.

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e luftës ndaj COVID-19 dhe bashkëpunimi dypalësh mes të dy vendeve, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë.

Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

Rama dhe Di Maio biseduan edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të Presidencës shqiptare të OSBE-së.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments