×
Tuesday, May 20, 2025

Lojërat Olimpike 2020/ Japonezët i thonë ‘JO’ kërkesës për censurë ndaj simbolit të kryqit të përthyer

February 4, 2020


Pesëdhjetë e gjashtë vjet pas organizimit të Lojërave Olimpike, kryeqyteti japonez do të presë një edicion Veror për herë të dytë, i cili do të zhvillohet nga 24 korriku deri më 9 gusht 2020.

Por ata që planifikojnë të shkojnë në Tokio për Lojërat Olimpike të kësaj vere do të bënin mirë të rishikojnë historinë e svastikës, e cila u bë e njohur në botën perëndimore si një simbol nazist, por rrënjët e së cilës datojnë rreth 5000 vjet më parë. Pas një konsultimi publik, organizatorët e Lojrave në fakt kanë vendosur të mos censurojnë atë që për 2.3 miliardë njerëz është simboli i paqes, fatit të mirë dhe prosperitetit. Ideja e fshehjes së svastikës ishte argumentuar nga frika se shumë sportistë dhe turistë nga vendet perëndimore nuk do ta vlerësonin praninë e simbolit që në shekullin XX u identifikua me luftëra dhe shfarosje raciale.

Organizatorët japonezë mendojnë që një vendim i tillë do të sjellë përmbysjen e reputacionit të simbolit duke njohur rrënjët e vërteta të tij. Në sajë të vendimit të qytetarëve, edhe hartat e kryeqytetit japonez që do t’u shpërndahen turistëve të cilat do të mbajnë simbolin e diskutueshëm për të treguar shumë tempuj budistë të shpërndarë nëpër qytet, vendet e adhurimit për mbi 45 milion japoneze.

Por cila është origjina e këtij simboli?

“Simboli i shenjtë sipas Budizmit, Hinduizmit apo besimit në Japoni regjistron paraqitjet e saj të parë – në formën e një kryqi dhe të dy grepave të ndërthurur – 5000 vjet më parë në luginat Indus. Fjala ‘svastika’ vjen nga gjuha e shenjtë dhe do të thotë “fat i mirë” ose “mirëqenie”. Përdorimet e tij fetare dhe laike shumëfishohen përgjatë historisë, aq sa mund të gjenden në të gjithë Azinë. Por ky symbol kaloi çdo kufi aq sa zbulimet arkeopogjike e kanë identifikuar këtë symbol përtej oqeanit shumë përpara zbulimit nga Kristofor Kolombit.

Përtej vëmendjes që ka marrë përdorimi i këtij simboli me shumë interes po priten ditët e zhvillimit të lojërave olimpike për shkak se organizatorët kanë premtuar se  Lojrat e Olimpiadës së XXXII të epokës moderne do të jenë “më inovatoret e organizuara ndonjëherë dhe do të mbështeten në tre parime themelore për të transformuar botën: duke u përpjekur për më të mirën tuaj personale (arritjen e personale tuaj më të mirë); pranimi i njëri-tjetrit (unitet në diversitet); dhe kalimi në një trashëgimi për të ardhmen (lidhja me të nesërmen) “

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments