×
Monday, December 9, 2024

Kryeministri britanik, Boris Johnson del nga terapia intensive

April 9, 2020


Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dalë nga terapia intensive, pasi qëndroi aty për tre ditë.

Kryeministri britanik, Johson është larguar nga kujdesi intensive të enjten, teksa vazhdon procesin e shërimit nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Johnson, 55-vjeçar, është shtruar në Spitalin Shën Tomasi të dielën në mbrëmje, pas kollës së vazhdueshme dhe temperaturës së lartë.

Lajmi se kryeministri britanik është jashtë kujdesit intensiv, është mirëpritur nga politikanët tjerë.

“Lajm i mirë”, ka thënë ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, “lajm i mrekullueshëm” ka thënë Sekretarja për Tregti, Liz Truss.

Sekretari i Drejtësisë që vjen nga Partia Laburiste, David Lammy ka thënë : I lumtur të shoh që Johnson është larguar nga kujdesi intensiv, i gjithë shteti është duke i dëshiruar atij shërim të shpejtë, sa më shpejt që është e mundur”.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dalë nga terapia intensive, pasi qëndroi aty për tre ditë.

Gjendja shëndetësore e Johnson është përmirësuar. Ai vijon të jetë i shtruar në spital dhe po monitorohet nga mjekët.

Kryeministri përfundoi në terapi intensive, për shkak se kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit, kollë dhe temperaturë e cila nuk po ulej. Johnson u trajtua me oksigjen, por nuk pati nevojë t’i nënshtrohet intubimit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments