Kriza nga koronavirusi/ Ç’do ndodhë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Samitin e Zagrebit?
Komisioni Evropian është aktualisht i përqendruar në përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit, por do të vazhdojë të punojë në një plan të investimeve ekonomike, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero.
Pisonero shmangi përgjigjen në pyetjen nëse në një samit të Zagrebit, që do të mbahet muajin e ardhshëm, do të paraqitet plani i paralajmëruar për mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor.
“Ekziston një paketë domethënëse në tryezë. Flasim për më shumë se 410 milionë euro, plus 190 milionë euro, që do të ndihmojnë në mbajtjen e likuiditetit përmes bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare”, tha Pisonero.
Paketa financiare për Ballkanin Perëndimor është paralajmëruar para shfaqjes së pandemisë së koronavirusit nga zyrtarë të Komisionit Evropian, përfshirë presidenten e këtij institucioni, Ursula Von der Leyen.
Samiti midis Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian do të mbahet në Zagreb më 6 dhe 7 maj.
Përveç paketës financiare, është planifikuar që në këtë samit të promovohet edhe metodologjia e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, e cila, para së gjithash, do të zbatohet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Për shkak të izolimit të shkaktuar nga panedemia, samiti do të zhvillohet në formatin e video-konferencës.
Eunews.al