×
Wednesday, August 10, 2022

Kriza e refugjatëve, BE-ja 700 milionë euro ndihmë financiare për Greqinë

March 3, 2020

Krerët e Bashkimit Europian zbarkuan pranë kufirit greko-turk për të parë nga afër situatën e krijuar pas dyndjes së mbi 130 mijë refugjatëve sirianë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen premtoi 700 milionë euro, ndihmë financiare për Greqinë dhe dërgimin në total të mbi 600 trupave ushtarake europiane si pjesë e misionit Frontex për sigurimin e kufijve. Delegacioni i Brukselit, pjesë e të cilit ishin edhe kryeparlamentari europian Sasoli dhe kreu i Këshillit Europian, Mishel tha se Greqia nuk do të lihet vetëm në këtë situatë.

Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis tha përpara liderëve europianë se Turqia po zhvillon një sulm asimetrik ndaj Greqisë dhe Bashkimit Europian, duke përdorur refugjatët për të arritur qëllime të tjera.

Më herët, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan akuzoi trupat greke të kufirit se kanë përdorur armët kundër refugjatëve, duke vrarë dy prej tyre e duke plagosur 1 tjetër. Erdogan tha se Bashkimin Europian detyroi Turqinë të hapë portat për refugjatët sirianë drejt vendeve të unionit pasi nuk mbajti premtimet.

Gjatë javës do të mblidhen edhe ministrat e Jashtëm të BE-së me kërkesë të Greqisë, për të diskutuar për këtë krizë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments