×
Tuesday, May 5, 2026

Krerët e shtetit homazhe në 5 Maj, nderohen dëshmorët e Atdheut

May 5, 2026


Krerët më të lartë të Shqipërisë zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e Ditës së Dëshmorëve.

Në ceremoninë e mbajtur pranë monumentit Nënë Shqipëri, morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, nënkryetarja e Kuvendit Klodiana Spahiu, si dhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, së bashku me familjarë të dëshmorëve dhe veteranë.

Ata vendosën kurora me lule dhe u përkulën në nderim të sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin e vendit.

5 Maji përkujton të gjithë dëshmorët që kanë rënë për atdheun dhe ka origjinën në vitin 1942, me rënien e Qemal Stafa, një nga figurat simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Çdo vit, kjo ditë shënohet me homazhe dhe ceremoni për të ruajtur kujtesën historike dhe për të nderuar kontributin e të rënëve për lirinë e Shqipërisë.




Comments are closed.