×
Tuesday, May 5, 2026

Begaj homazhe në 5 Maj: Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit

May 5, 2026


Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit, duke vendosur një kurorë lulesh pranë monumentit Nënë Shqipëri.

Në mesazhin e tij, Begaj nderoi me përulje dhe respekt të thellë dëshmorët e kombit, burra dhe gra që sakrifikuan jetën për liri, paqe dhe të ardhmen e vendit.

Ai theksoi se sakrifica e tyre duhet të shërbejë si udhërrëfyes moral për mbrojtjen e vlerave universale të paqes, drejtësisë dhe demokracisë, ndërsa vlerësoi idealet e tyre si frymëzim për brezat e rinj.

Presidenti përcolli gjithashtu një mesazh përbashkimi dhe angazhimi për rrugën e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një mision të përbashkët në vazhdim të idealeve të dëshmorëve.

Në përfundim, ai nderoi kujtimin e tyre me fjalët: “Lavdi përjetë gjakut dhe shpirtit të Dëshmorëve të Kombit!”.




Comments are closed.