×
Wednesday, January 22, 2025

Kosovë, rrëzohet qeveria e Albin Kurtit

March 25, 2020


Me 81 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën Lëvizja Vetëvendosje ishte në koalicion qeverisës,

Rrezikimi i raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sipas LDK’së, e shkaktoi Kryeministri Kurti, ishte një nga arsyet për mocionin.

VV’ja e Kurtit i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit 2019 me 26.2 për qind të votave, ndërsa pas saj doli LDK’ja me 24.5 për qind.

Dy subjektet nuk arritën marrëveshje për koalicion parazgjedhor, e më pas zhvilluan 4 muaj negociata, për ta formuar Qeverinë më 3 shkurt 2020.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments