×
E hënë, 18 Janar, 2021

Koronavirusi/ Shënohen mbi një milion raste në Gjermani dhe 15 mijë viktima

27 Nëntor, 2020

Gjermania do të zgjasë kufizimet e vendosura për të luftuar pandeminë. Masa të tilla si mbyllja e bareve dhe restoranteve dhe kufizimi i pjesëmarrësve në takimet private do të vazhdojnë të jenë në fuqi deri në fillim të janarit

Gjermania ka kaluar një milion infeksione Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Kjo u njoftua nga instituti i monitorimit të shëndetit Robert Koch. Konsiderohet si një nga modelet evropiane për menaxhimin e pandemisë, megjithëse u prek direkt nga vala e dytë, Gjermania regjistroi zyrtarisht 1,006,394 raste në orët e kaluara (+22,806 në 24 orë) dhe 15,586 vdekje, nga të cilat 426 në ditën e fundit .

Rajoni shtetëror i Nordrhein Westfalen, më i populluari në vend, është më i prekuri nga Landet me mbi 250,000 raste, përpara Bavarisë, me rreth 198,000 dhe Bade-Wurttemberg (rreth 143,000). Rreth 62,000 raste janë regjistruar në Berlin që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Gjermania do të zgjasë kufizimet e miratuara për të luftuar pandeminë, të tilla si mbyllja e bareve dhe restoranteve dhe kufizimi i pjesëmarrësve në takime private, deri në fillim të janarit, njoftoi të mërkurën kancelarja Angela Merkel. “Ne ende duhet të bëjmë përpjekje, numri i infeksioneve ditore është ende shumë i lartë,” tha Merkel pas shtatë orësh diskutimesh me udhëheqësit e 16 shteteve rajonale gjermane.

Sipas shumë gjasave këto kufizime do të mbeten në fuqi deri në prag të Krishtlindjeve ku vetë Kancelarja ka njoftuar mbërritjen e vaksinës Anti-COVID.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për