Koronavirusi, Serbia zbut masat kufizuese
Sot në Serbi fillojnë me punë disa kategori të bizneseve, ndërsa qytetarët e moshës mbi 65 vjeç mund të dalin çdo ditë në shëtitje, raporton Anadolu Agecy (AA).
Në kuadër të zbutjes së masave të marra gjatë pandemisë së koronavirusit të ri(COVID-19), është vendosur që nga sot me punë të fillojnë parkukeritë si dhe qendrat e fitnesit.
Nga sot qytetarët e moshuar mbi 64 vjeç mund të dalin në shëtitje një orëshe çdo ditë, ndërsa javën e kaluar e kishin të lejuar tre herë në javë nga gjysmë ore. Sikur javën e kaluar, ata mund të dalin në shëtitje në periudhën nga ora 18:00 deri në ora 01:00 pas mesnate, apo në kohën e ndalesës së lëvizjes dhe jo më shumë se 600 metra nga vendbanimi.
Shitoret për të moshuarit do të hapen të enjten nga ora 16:00 deri në ora 7:00 e mëngjesit.
Meqenëse po afrohet festa e 1 Majit dhe me qëllim të minimizimit të kontakteve sociale, qeveria e Serbisë ka miratuar një vendim që ndalon lëvizjen nga e enjtja, 30 prill në ora 18:00 deri të hënën, 4 maj në 5:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, u njoftua edhe hapja e transportit ndërurban.
Sipas të dhënave nga dita e djeshme në Serbi, 8.042 njerëz janë infektuar me koronavirus, 156 kanë vdekur dhe 1,182 persona u shëruan.
Eunews.al