×
Friday, March 28, 2025

Koronavirusi, Orban njofton tërheqjen nga kompetencat e jashtëzakonshme

May 16, 2020


Kryeministri hungarez, Viktor Orban qeveris me dekret qëkurse në valën e pandemisë Corona ai i zgjeroi kompetencat e veta. Tani Orban do të heqë dorë nga këto të drejta. Ai do që kritikuesit t’i kërkojnë falje.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar, se së shpejti do t’i tërheqë kompetencat e jashtëzakonshme të qeverisë. Në kuadër të një takimi me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Beograd, Orban tha, se parashikon që brenda këtij muaji do të shfuqizohen kompetencat e jashtëzakonshme. Kjo do t’u japë mundësinë të gjithë atyre që „e kanë kritikuar me pa të drejtë Hungarinë që të kërkojnë falje.”

Parlamenti hungarez në mars miratoi të vendimin që i jepte të drejtë Orbanit të qeverisë per dekret. Sipas qeverisë kjo do ta lehtësonte luftën kundër pandemisë Corona. Nga ana e opozitës, disa qeveri të vendeve të BE-së dhe organizatat joqeveritare e kanë kritikuar ashpër këtë vendim.

Ligj pa afat

Kryeministri dhe partia e tij Fidesz akuzoheshin, se kanë shfuqizuar ruajtjen e sekretit të të dhënave, të drejtat e punonjësve dhe detyrimin për informim të autoriteteve. Një sërë e më shumë se 100 dekrete, që u lëshuan deri tani, kufizonin fort punën e drejtësisë dhe u jepnin një hapësirë të gjerë veprimi autoriteteve të sigurisë. Ky ligj i jep të drejtë Orbanit ta përcaktojë vet fundin e gjendjes së emergjencës prej rrezikut, pra që rregulloret e posaçme mund të mbeten në fuqi për aq kohë sa ai e sheh të nevojshme.

Numri i infeksioneve të reja me virusin Corona në Hungari ka rënë ditët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare është provuar infektimi i 3417 njerëzve dhe 442 kanë vdekur prej sëmundjes nga COVID-19.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments