×
Sunday, March 8, 2026

Koronavirusi, Irlanda shtyn sërish rihapjen e plotë

August 5, 2020


Qeveria irlandeze vendosi sot të shtyjë fazën e fundit të rihapjes së plotë të vendit, që përfshin veçanërisht hapjen e pabeve, bareve dhe restoranteve, për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19.

“Situata do të rivlerësohet brenda tri javësh”, njoftoi kryeministri irlandez, Micheal Martin.

“Edhe pse shifrat mbeten të ulëta, ne duhet të ruajmë presionin ndaj këtij virusi”, shtoi ai, duke theksuar se pabet, baret, hotelet, klubet e natës dhe kazinotë do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Irlanda, gjithashtu, ka vendosur ta bëjë të detyrueshme vënien e maskës në dyqane dhe qendra tregtare nga 10 gushti.

Mbledhjet masive mbeten të kufizuara në 50 persona brenda dhe 200 jashtë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments