Koronavirusi/ Austria zgjat masat shtrënguese anti COVID-19
January 4, 2021



Qeveria austriake ka vendosur ta zgjasë bllokimin e saj aktual deri më 24 janar, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.
“Masa do të thotë që shumë shitës me pakicë, restorante, dyqane dhe ofrues të shërbimeve pritet të qëndrojnë të mbyllura deri në atë datë”, shtoi ai.
Kufizimet e hyrjes, që prekin udhëtarët nga pothuajse të gjitha vendet, gjithashtu, pritet të mbeten në fuqi.
Personat që vijnë nga cilido vend i caktuar si zonë rreziku do të qëndrojnë në karantinë deri në 10 ditë.
Bllokimi i Austrisë pritej të mbaronte më 18 janar.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments