Koronavirus/Për të ndaluar përhapjen, Vendet e Ulëta mbështeten vetëm në disiplinën e qytetarëve



Në Evropë, secili shtet po i përgjigjet pandemisë së koronavirusut në mënyrën e tij. Megjithatë në këto ditë ku pandemia po merr përmasa dramatike në kontinentin Evropian, të gjitha vëndet po marrin pak a shumë të njëjtat masa duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. Këto masa synojnë ndaljen e përhapjes së infeksionit.
Pavarësisht se ndryshon intensiteti dhe ashpërsia e masave në vende të ndryshme për shkak të paraqitjes së një panorama të ndryshme në lidhje me vdekshmërinë, të gjitha vendet bien dakord mbi nevojën e kufizimit të lëvizjeve. Nëse në Itali është gjithashtu e ndaluar të shëtisni vetëm në park, dhe ekziston rreziku i ankesave dhe gjobave për ata që shkojnë përreth pa vetë-çertifikim madje edhe për blerje, ekziston një vend që në fakt mbështetet pothuajse ekskluzivisht në vetë-disiplinën e qytetarëve të saj. Ky vend është Hollanda ku aktualisht janë 7,431 persona të diagnostikuar me virusin Covid-19 dhe 434 vdekje të lidhura me sëmundjen, nga të cilat 78 vetm në 24 orët e fundit (sigurisht statistikat ndryshojnë në vazhdimësi)
Vëndet e Ulëta në kuadër të BE-së janë të ashpër në nevojën për të mbajtur një disiplinë të caktuar buxhetore në Evropë, ndërsa me qytetarët e saj e kufizojnë veten me këshilla. Për momentin pavarësisht se udhëzimet e qeverisë janë vetëm këshilluese, duket se qytetarët po i përgjigjen pozitivisht thirrjes. Kur Kryeministri Mark Rutte iu drejtua kombit pak ditë më parë, ai e bëri të qartë se ideja e “mbylljes plotësisht të vendit“, megjithëse mund të “duket si një opsion interesant” do të nënkuptonte një mbyllje të paktën “një vit ose më shumë, me të gjitha pasojat që kjo do të nënkuptonte “dhe se” edhe nëse kjo do të ishte e mundur në praktikë virusi thjesht mund të rishfaqej sërish pasi të ishin revokuar masat “. Për këtë ai nuk do të dëshironte ndonjë bllokim të vështirë, por vetëm këshilloi qytetarët për respektimin e distancave.
Dhe vendi duket se është përgjigjur në një mënyrë mjaft të rregullt. Udhëzimet në faqen zyrtare të qeverisë janë: «Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Lëreni shtëpinë vetëm për të shkuar në punë nëse nuk mund të punoni në shtëpi, dyqan ose të kujdeseni për të tjerët. Ju mund të dilni për të marrë pak ajër të pastër, por mos e bëni atë në një grup. Mbani gjithmonë një distancë të mirë nga njerëzit e tjerë (të paktën 1.5 metra) dhe shmangni të gjitha aktivitetet shoqërore dhe grupet e njerëzve. Në shtëpi: kufizoni numrin e vizitorëve në tre dhe mbani një distancë të mjaftueshme (1.5 m) nga njëri-tjetri. ”
Pavarësisht udhëzimit apo më mire të themi këshillimit nuk ka kërcënim me gjobë apo masa shtrënguese. Dyqanet ushqimore dhe farmacitë mbeten të hapura, por gjithashtu bare, restorante dhe kafene të cilat nuk do të kenë tavolina por qytetarët mund të marrin shërbimet për në shtëpi.
Edhe supermarketet janë pajisur me masa për të siguruar distancën shoqërore, me shenja në dysheme që shërbejnë për të imponuar distanca, madje edhe arkëtarët janë mbrojtur me xham, në mënyrë që të shmangin rrezikun e infektimit. Në disa prej këtyre supermarketeve madje mund të paguani vetëm me kalimin e kartës bankare, në mënyrë që të mos prekni edhe numrat për të futur pin me kartën.
Një qëndrim i tillë ka marrë kritika të shumte nga vente të ndryshme të BE-së. Kryetari i Bergamo në Itali, Giorgio Gori, duke I’u referuar Vendeve të Ulëta u shpreh se ” po bëhet një gabim serioz,”. Ndërsa virologu Roberto Burioni foli për një “rrezik të madh”, në një intervistë të dhënë për Telegraph. Belgjika fqinje ka vendosur të mbyllë kufirin me fqinjin e saj pikërisht për shkak të këtij ndryshimin në përballimin e pandemisë globale.
Eunews.al

