×
Sunday, March 23, 2025

Komisioni publikoi sot Raportin e tretë të Liberalizimit të Vizave/ Shqipëria progres në kriteret e vendosura në raportin e dytë

July 10, 2020


Komisioni Evropian publikoi raportin e tretë mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor (Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina).

Raporti i sotëm është vlerësimi i tretë i plotë i kryer në kuadrin e mekanizmit të ri të pezullimit për tetë vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza sipas skemës së liberalizimit të vizave.

Për shkak të krizës së COVID-19, pavarësisht rekomandimit të Komisionit për heqjen e kufizimeve me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Këshilli mori një vendim më 30 qershor për të rihapur kufijtë vetëm me Gjeorgjinë, Serbinë dhe Malin e Zi.

Në raportin e Komisionit, të tetë vendet kanë demonstruar angazhim të plotë për përmbushjen e kërkesave të nevojshme dhe kanë ndërmarrë përpjekje të rëndësishme për të zbatuar një numër reformash me ndikim të gjerë të përcaktuara në kuadrin e proceseve të tyre të liberalizimit të vizave.

Komisioni konsideron se të gjitha vendet e vlerësuara vazhdojnë të përmbushin standardet e liberalizimit të vizave.

Megjithatë, kërkohet veprim i menjëhershëm në një numër fushash specifike për të ruajtur zbatimin e tyre të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

Për disa vende, nevojitet më shumë punë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe për të mbajtur nën kontroll migracionin e parregullt.

Në lidhje me Shqipërinë, Komisioni vëren që ka një ulje të kërkesave për azil nga qytetarvt me nënshtetësi shqiptare pvr dy vjet rresht (2017-2019). Pozitivisht vlerësohet bashkëpunimi I Shqipërisë me vendet anëtare të prekura nga kërkesat për azil të pabazuar. Më specifikisht në lidhje me Shqipërinë, Komisioni përfundon se:

“Bazuar në analizën e mësipërme, Shqipëria ka ndërmarrë veprime të identifikuara në Raportin e Dytë dhe standardet e liberalizimit të vizave vazhdojnë të përmbushen. Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e forcuara kufitare. Megjithë uljen e shkallës së kthimit, bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë. Në të njëjtën kohë, nevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve, veçanërisht në lidhje me kërkesat e pabazuara të azilit dhe luftën kundër krimit të organizuar.”

Komisioni mbyll raportin duke theksuar se zbatimi i standardeve të liberalizimit të vizave është një proces i vazhdueshëm dhe monitorimi i ngushtë do të vazhdojë i cili në rastin e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojë nëpërmjet raporteve të zgjerimit apo negociatave për anëtarësim.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments